SHËNIM/ Skandalet me urdhra polikë të policisë, kursejnë politikën dhe shpërblejnë kryepolicët

SHËNIM/ Skandalet me urdhra polikë të policisë, kursejnë politikën dhe shpërblejnë kryepolicët

77
0
Shares

Në pak më shumë se një vit, Haki Çako eshë i dyti kryepolic që bëhet viktimë e skandaleve të urdhëruar politikisht, të policisë.
Në marsin e viti 2015, “plasi” skandali i fshehjes së dosjes së ekstradimit për deputetin e mazhorancës Mark Frroku. Përpjekjet e politikës, për të denigruar këtë “harresë” në nivel specialistësh apo drejtues të Interoplit, dështuan. Urdhrat politikë nga lartë, “zhveshën” nga përgjegjësia drejtorin dhe specialisten e Inetropolit, por fatura e prerë, dikujt duhej ngecur për “tu paguar”… Dhe “e hëngri” ish-kryepolici Artan Didi…, i cili me këtë rast kishte edhe disa “kusure të tjera për të larë”…
Kalon viti dhe vjen maji i viti 2016.
Një skandal tjetër, edhe më i rëndë, ka për “autorë” Policinë e Shtetit, por për urdhërues, sërish “lartë” në politikë.
Zhurma, kakofonia, deri edhe deklaratat kundërshtuese, midis Saimir Tahiri e Haki Çakos, duket gjetën “hallkën më të dobët” te kryepolici…, i cili tashmë ndodhet në pragun e “fshirjes” nga detyra…
E çuditshme në këto skandale të njëpasnjëshme, është se megjithëse të urdhëruara e mbrojtura politikisht, vetëm politikës “nuk i hyn gjemb në këmbë”…  Ja për shembull të përmendim Saimir Tahirin, mbrojtësin më të flaktë të këtyre skandaleve, nuk e gjeti, por nuk dihet, në se do e gjejë… Sepse “fati” i Haki Çakos dihet …, mund ti gjendet një “vend pune” i tipit “oficer kontakti”, diku në ndonjë ambasadë të Shqipërisë…
A nuk “u dënua” edhe Artan Didi kështu…, duke “u internuar”  në SHBA…?!

Artur Bego

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY