PAJISJA E PËRGJIMIT/ Nën hetim edhe Saimir Tahiri, po verifikohet roli i...

PAJISJA E PËRGJIMIT/ Nën hetim edhe Saimir Tahiri, po verifikohet roli i tij

57
0
Shares

Burime nga Prokuroria e Tiranës  bëjnë të ditur se nën hetim është edhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, për sa i përket pajisjes së përgjimit. Të njëjta burime saktësojnë se po verifikohet roli i ministrit të Brendshëm në çështjen e përgjimeve. Pjesë e hetimit ndaj Saimir Tahirit është edhe roli i tij, për pengimin e zbardhjes së të vërtetës.
Më herët Tahiri ka pranuar ekzistencën e kësaj pajisje, duke këmbëngulur se ajo nuk kryente përgjime, por thjesht vetëm identifikime të vendndodhjes së një numri të caktuar celulari.
Kontradiktorë ka qenë Haki Çako, i cili ka mohuar që policia të dispononte një pajisje të tillë.
Por, vendimi i sotëm i gjykatës që pezullon kryepolicin, ndërsa vendos “Arrest shtëpie” për dy vartës të tij, duket se shkon drejt përforcimit të dyshimeve se me këtë pajisje është përgjuar në mënyrë abuzive.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY