Ja përse Mark Frroku vrau në Bruksel!

Ja përse Mark Frroku vrau në Bruksel!

112
0
Shares

Ish-deputeti Mark Frroku e ka vrarë Aleksandër Kurtin në Belgjikë në mars të vitit 1999, pasi viktima ishte dashuruar me një vajzë me inicialet L. S., e cila shfrytëzohej si prostitutë nga Frroku.
Të paktën ky është motivi sipas Prokurorisë për këtë vrasje, motiv që u bë publik gjatë leximit të kërkesës për gjykim ndaj ish-deputetit.
Për të vërtetuar akuzën e vrasjes ndaj Frrokut, Prokuroria përveç materialeve të ardhura nga autoritetet belge, ka kërkuar si dëshmitarë edhe një oficer të policisë belge, Steven Vandenister, i cili ka kryer pjesën më të madhe të veprimeve hetimore për këtë ngjarje.
Nga ana tjetër i pandehuri Frroku me avokatin e tij kërkuan rreth 100 dëshmitarë, shumica për të kundërshtuar akuzën e vrasjes.
Mes dëshmitarëve, Frroku ka kërkuar edhe disa burra të moshuar, mes të cilëve edhe babai i tij, të cilët ishin betuar në bazë të kanunit në një kishë, se nuk kishin dorë në vrasjen e Aleksandër Kurtit.
Përveç akuzës së vrasjes, Frroku akuzohet edhe për fshehje të pasurisë, pastrim të produkteve të veprës penale dhe ndërtim i paligjshëm. Për akuzën e fundit, Prokuroria ka kërkuar si dëshmitar deputetin Tom Doshi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY