FOTO/ Vraja e vitit 1997, vazhdon loja me rigjykim në gjykata

FOTO/ Vraja e vitit 1997, vazhdon loja me rigjykim në gjykata

184
0
Shares

Naim Zyberi

Gjykata e Apelit Tiranë i hap dritën jeshile Gert Gjeneralit për të ankimuar dënimin me burgim të përjetshëm të dhënë ndaj tij, si një nga autorët e vrasjes së të fortit të Tiranës, Naim Zyberi, në gusht 1997, në Itali.
Një treshe gjykuese e Apelit, e kryesuar nga Lefter Jahaj dhe anëtarë Genti Shala e Shkëlqim Mustafa, kanë pranuar kërkesën e 42-vjeçarit Gjenerali për t’i rivendosur në afat të drejtën e ankimit kundër vendimit të Gjykatës së Tiranës, që njohu dënimin me burg përjetë ndaj tij nga një gjykatë në Milano. Gjenerali ia pati lënë avokatit të tij mbrojtës tagrin për të apeluar vendimin, por kjo e drejtë nuk u ushtrua prej tij.
I dënuari ka marrë dijeni, pasi vendimi mori formë të prerë dhe ai u ekstradua nga Italia për të kryer dënimin kapital në Shqipëri. Kërkesa e tij në Gjykatën e Tiranës për rivendosje në afat të së drejtës për ankim u rrëzua, por Apeli e prishi këtë vendim.
Në verdiktin e shpallur më 13 prill 2016, i zbardhur ditët e fundit, Apeli vendos rivendosjen në afat të së drejtës së ankimit të Gjeneralit për vendimin e datës 10 mars 2014 të Shkallës së Parë. Gert Gjenerali u dënua fillimisht në vitin 1999 me burgim përjetë nga Gjykata për Krimet e Rënda të Milanos, Itali.
Ai u deklarua i fajshëm për veprat penale të “vrasjes me paramendim në rrethana rënduese në dy raste”, “mbajtjes së armëve luftarake”, “prodhimi dhe shitja e lendeve narkotike në formën e organizimit e drejtimit të kësaj veprimtarie” dhe “kryerje e krimeve nga banda e armatosur”. Ky vendim mori formë të prerë në vitin 2001.

Argumentet e Gjykatës së Apelit


gert gjenerali
Gert Gjenerali

Në vendimin e arsyetuar të Apelit, një kopje e të cilit u sigurua nga “Panorama”, gjykata argumentonte se të dënuarit Gjenerali i ishte mohuar e drejta e ankimit.
“Është e vërtetë se vetë kërkuesi Gerti Gjenerali ka qenë personi që ka vënë në lëvizje gjykatën për konvertimin e dënimit nga ana e Gjykatës së Tiranës dhe vuajtjen e tij në shtetin shqiptar. Është e vërtetë që në gjykimin e çështjes në Gjykatën e Faktit Tiranë me prokurë të posaçme është caktuar avokate nga familjarët e kërkuesit A. K., e cila është miratuar edhe nga kërkuesi Gerti. Në prokurën e dhënë për këtë avokate ndër të tjera i është dhënë edhe e drejta për të bërë ankim ndaj vendimit të Gjykatës së faktit.
Avokatja ka marrë pjesë në gjykimin e zhvilluar në Gjykatën e Faktit Tiranë, por pas dhënies së vendimit ajo nuk rezulton të ketë njoftuar kërkuesin për vendimin dhe të drejtën për të bërë ankim, dhe as nuk e ka ushtruar këtë të drejtë. Në këtë këndvështrim, të pandehurit i është mohuar e drejta për të bërë ankim nga mungesa e ndihmës juridike e avokatit të tij. Nuk do të mjaftonte vetëm fakti që i dënuari ka pasur dijeni për procesin gjyqësor që po zhvillohej ndaj tij, që kërkesa për rivendosje në afat të konsiderohej si e pabazuar në ligj, siç ka vendosur Gjykata e Faktit.
Ai është në kushtet e izolimit dhe këtë të drejtë ia ka dhënë avokates, që nuk rezulton ta ketë ushtruar. Në këtë këndvështrim, Gjykata e Apelit çmon se kërkesa e kërkuesit Gerti Gjenerali për rivendosje në afat të së drejtës së ankimit ndaj vendimit nr. 14 datë 10. 03. 2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë është e drejtë dhe e bazuar në ligje dhe në prova, dhe si e tillë ajo i duhet pranuar”, arsyetonte Apeli. /panorama/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY