FOTO/ Masakër në Britani, shqiptari vret prindërit anglezë të shokut

FOTO/ Masakër në Britani, shqiptari vret prindërit anglezë të shokut

45
0
Shares

Një shqiptar është shpallur në kërkim nga Policia britanike, për vrasjen dhe zhdukjen e një çifti. Ai është Ali Qazimaj, 42 vjeç me origjinë shqiptare.
Qazimaj dyshohet se ka vrarë me thikë Peter Stuart, 75 vjeç si edhe dyshohet se është përgjegjës për zhdukjen e gruas së tij, Silvias, 69 vjeçe.
Policia britanike thotë se ka pak shpresa që gruaja e viktimës të jetë gjallë dhe në duart e Qazimajt. Deri më tani nuk gjendet asnjë shenjë e tij në Britani, shkruan “The Sun”.
Ka dyshime të forta se Qazimaj është arratisur në Francë dhe prej andej do të tentojë të kthehet në Shqipëri.
Policia e Kentit ka gjetur automjetin e tij Citroen C3 të braktisur në portin e Doverit. Kjo ngre dyshime se ai mund të ketë shkuar në Francë.
Policia ka arrestuar djalin e çiftit, i cili dyshohet se është bashkëpunëtor i Qazimajt në vrasjen e tyre. Ka dyshime se gjithçka është bërë për një apartament, që djali i çiftit kërkonte ta përvetësonte.
Dëshmitarët thonë se para vrasjes, Qazimaj kishte shprehur dëshirën për t’u kthyer në Shqipëri.
peter stuart - silvia stuart

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY