Është identifikuar dhe arrestuar nga policia e Vlorës, personi që ka dhunuar gruan në mes të Vlorës dhe në sy të qytetarëve dhe fëmijëve të vegjël. Behet fjale per shtetasin Ilirjan Pajo, 44 vjeç. Video është filmuar nga qytetarët dhe ka ngjallur mjaft reagime në rrjet.
“Në lidhje me videon që po qarkullon nëpër rrjetet sociale për dhunën e ushtruar në publik, Policia e Vlorës gjatë hetimeve paraprake, ka identifikuar autorin si dhe ka bërë shoqërimin dhe arrestimin e tij në mënyrë të menjëhershme. Arrestohet në flagrancë për dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij, shtetasi i quajtur: Ilirjan Pajo, 44 vjeç, banues në lagjen “11 Janari” Vlorë. Shërbimet e Policisë së Vlorës kanë bërë arrestimin e menjëhershëm të tij pasi ky shtetas, rreth orës 10:00, në tregun e madh në lagjen “28 Nëntori” pranë “Alfa Bank”, për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike kundrejt ish-bashkëshortes së tij, shtetases me iniciale M.C., 38 vjeç, banuese në lagjen “24 Maji” Vlorë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë në dalje të qytetit të Vlorës në vendin e quajtur “Pus-mezini”, duke tentuar t’u largohej shërbimeve të policisë” thuhet ne njoftimin e policise.
Per me shume lexoni edhe…
VIDEO TRONDITËSE/ Vlorë, burri rreh gruan në sy të fëmijëve dhe në mes të rrugës
/web/VIDEO_TRONDIT_SE_Vlore_burri_rreh_gruan_ne_sy_te_femijeve_dhe_ne_mes_te_rruges_20200_1.php
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/