Kreu i PD-së Lulzim Basha, në mbledhjen e grupit parlamentar të kësaj partie, po njeh deputetët me takimin e djeshëm me kreun e mazhorancës, Edi Rama.
Burime nga mbledhja bëjnë të ditur se Basha është shprehur se “Rama mashtroi për takimin”.
Sipas Bashës, “debati u fokusua te ‘vendet e rezervuara’. Ne insistuam për drejtësi të pa kapur politikisht”.
Kreu i PD mësohet se ka thumbuar edhe ambasadoren e BE-së, Roana Vlahutin.
“Ambasadorja Vlahutin, është pozicionuar qartë në një krah politik. Deklarata e Mogherinit është shkruar në Tiranë. Kemi sqaruar se jemi për draftin sipas propozimit të Venecias. Kemi sqaruar edhe Nuland për këtë qëndrim”, mësohet të ketë deklaruar Basha.
Mbledhja e sotme e grupit parlamentar ët PD-së, e mbledhur jashtë radhe, pritet të dalë edhe me një vendim politik , për sa i përket seancës parlamentare ku pitet që mazhoranca të kalojë për miratim, paketa e reformës kushtetuese, me gjithë mosdakordësinë e opozitës.
Debatet në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së
Eduard Selami: Qëndrimi ynë bie ndesh me qëndrimin e ndërkombëtarëve
Sali Berisha: Vendet e rezervuara” janë propozime të ndërkombëtarëve
Arben Imami: Mogherini e pozicionuar politikisht në krah të qeverisë
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/