Atentati djeshëm në Elbasan, Policia 20 mijë euro në dispozicion për identifikimin...

Atentati djeshëm në Elbasan, Policia 20 mijë euro në dispozicion për identifikimin e autorit

49
0
Shares

Policia e Elbasanit kërkon bashkëpunimin e komunitetit për të bërë të mundur zbardhjen sa më të shpejtë të ngjarje së rëndë kriminale të ndodhur dje në këtë qytet, me pasojë plagosjen e dy personave.
Jo vetëm ka, por nga ana e saj, drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, vë në dispozicion një sasi prej 20.000 Euro për çdo informacion të vlefshëm që çon në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit
Sigurojmë anonimatin për çdo shtetas që do japë info të saktë në numrat e celularit, 0694110853 dhe 0694100003 dhe në numrin pa pagesë 129.
Nga ana tjetër, Policia e Elbasanit bënë të ditur se është angazhuar maksimalisht me të gjitha kapacitetet e saj, specialistët dhe ekspertët më të mirë për të zbardhur ngjarjen e ndodhur dje në lagjen “5 Maj”, në rrugën “28 Nëntori” në Elbasan.
Sipas policisë vendore, një person ende i pa identifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip Volkswagen “Golf”, me targa AA 997 NE,  duke plagosur brenda tij, shtetasin B. M.,  37 vjeç, banues në Elbasan. Gjithashtu, si pasojë  është plagosur dhe shtetasja M. K., 49 vjeçe, banuese në Elbasan, me detyrë punonjëse e policisë pranë  Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, e cila ka qenë duke kaluar rastësisht pranë vendit të ngjarjes.
Të dy  shtetasit, u dërguan menjëherë në spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY