Shfaqja e Petrit Vasilit ne tryezen e marreveshjes eshte nje tjeter fakt se si Ilir Meta ngre vazhdimisht steken e aksioneve brenda koalicionit… Rama ishte i ndergjegjeshem per deshtimin e tryezes dhe ne momentin e fundit terhoqi ne kete tryeze Meten per ti treguar opozites se i ka votat ne Kuvend per kalimin e draftit si e do ai!
Gjithsesi Rama gabon ne llogarite e tij ne keto momente me kryetarin e LSI-se…
Ky i fundit i ngopur me me ecjet dredharake te Rames, me burgosjen e militanteve te LSI, me mosmbajtjen e fjales etj etj eshte me i interesuari ne kete moment per zgjedhjet e parakoheshme… Duket qe as PS e as PD nuk jane gati per kete… PD per momentin ndodhet ne nje faze rioraginizmi ndersa te PS shihet nje humbje e terrenit sidomos ne jugun e Shqiperise, ku politikat e saj kane qene me shume se zhgenjyese sidomos ne bastionet e saj… Elektorati i saj vertet qe nuk do votonte PD por mes zgjedhjeve do e kishte me te lehte te hidhej ne krahet e LSI… Sic ndodhi ne 2013 me elektoratin e PD- se.
Pra ne keto kushte deshtimi i tryezes do i interesonte me shume LSI, qofte per te testuar fuqine e saj ne Kuvend, por dhe per ti treguar Rames dhe nje here se mund ta rrezoje kur te doje…
Lojrat e Rames per te bashkuar votat me opoziten dhe shmangien e Metes nga procesi nuk funskionuan. Ndoshta e dinte qe me pare se opozita nuk do binte ne keto pazare dhe per kete qellim kjshte bere gati dhe fjalimin…
Pra shkurt llafet…?!
Prania e papritur e Petrit Vasilit dhe “gripi” i Finos tregoi se Rama pa Ilir Meten, eshte i humbur ne kete loje, por dhe me Ilir Meten s’mund te ndihet i sigurt… As marrja me te mire e Shpetim Idrizit me shfaqjet butaforike te ministrit te Jashtem per çeshtjen çame nuk e ndihmon dot…
Rama eshte ne zgrip te votave ka vetem 65 te tijat dhe 18 te LSI bejne 83 nga 94 qe duhen si shumice e cilesuar per te kaluar ndryshimet kushtetuese jane 11 deputete..: Te Shpetim Idrizi nuk mund te mbeshtetet… Pakenaqesite brenda grupit, ikja e Blushit dhe Hafizit, qendrimi i dyzuar i Nard Ndokes, Kaubojsit, apo dhe i Tom Doshit i japin nje situate te pasigurt… Deklarata e Bashes se pa votat e opozites kjo reforme nuk kalon ia shton dhe me shume trishtimin liderit global…
Gjithsesi mbetet per tu pare… Rrezimi i reformes do ishte “de facto” dhe nje rrezim per Ramen…
Luften tashme Rama se ka me me opoziten por me Ilir Meten i cili duhet te beje sekserin…
Por a do kerkoje ky shperblimin e te gjithe pakenaqesive per burgosjen e militanteve, vendosjen e shkopinjve nen rrota, investimin personal te Rames per denigrimin e figures se tij, apo do vazhdoje te beje te paditurin te ule koken dhe per hir te pushtetit ti jape kryeministrit fuqine e drejtesise qe ka shume mundesi ti kthehet kunder ne zgjedhjet e ardhshme…?!
Do rrojme e do te shohim…!
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/