Shqetësimet apo problemet politiko-shoqërore të Reformës, apo ato të dekriminalizimit, kanë rritur mjaft ankthin dhe frikën e mendimeve të errta në opinionin shoqëror.
Një nga personat që e kam “vuajtur” këtë gjëndje jam dhe unë. Më shfaqen herë pas here ankthe dhe mendime të shumta obsesive. P.sh: A do të dënohet Elvis Roshi apo jo? A do ti vinë dokumentat e virgjëra nga Italia, Zvicra, Gjermani, e të tjerë vende ku ka shkelur këmba e tij? Janë këto strese që më shoqërojnë edhe për deputetë dhe qeveritarë të tjerë të të gjithë krahëve që i kam shumë për zemër. Jam konsultuar me mjekët psikiater në këto kohë, dhe kam rreth 6 muaj që pi ilaçe antistres.
Mjeku më dha dhe disa këshilla
ku ndër to ishin jo vetëm te mos nderpres mjekimin deri sa të votohet Reforma në Drejtësi, por edhe mundësisht të kujdesem për të “harruar” dhe mbyllur TV-në deri sa të dalë tymi i bardhë në Kuvend.
Më tej mjeku këshilloi të ndërtoj 50 fjali që fillojnë me fjalët “Sa mirë që po votohet reforma etj. …”. “Trimi vdes një herë, kurse frikacaku, 1000 herë!”. Fjalitë që fillojnë me “sa mirë që…”, janë jo vetëm një inventar shumë i dobishëm dhe i gëzuar, por ato do të bëhen edhe si afirmacione pozitive për të ardhmen.
Takime si ai që do të zhvillohet ne javën e ardhshme ndërmjet dy opozitarëve e shpejtojnë kurimin, por sëmundja sërisht mbetet. Kështu, mundësisht, këshilla më e vyer deri në votimi kuvendor mbetet që të jetoj pa memorie.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/