Babai i shqiptar 2 fëmijëve tenton vetëvrasjen pas humbjes së vendit të punës. Ngjarja ka ndodhur në Milano të Italisë.
“Nuk kam më në një punë dhe tani jam vetëm një barrë për familjen time. Jeta ime është e padobishme”.
Këto ishin fjalët e paketa të një babai të dy fëmijëve në gjendje të rënduar psikologjike.
O. T., 33 vjeç, që prej kohësh jeto në Milano, vetëm pak ditë më parë kishte humbur vendin e punës. I martuar dhe me dy fëmijë të vegjël, 33-vjeçari po kalonte probleme ekonomike dhe tashmë e shihte veten si jo mbështetës për familjen. Për këtë arsye, ai ka tentuar të vrarë veten me thikë.
Shqiptari hyri në një furrë buke, ku i kërkoi shitëses t’i jepte një thikë. Por edhe pse vajza refuzoi, ai arriti të kapte një thikë me dhëmbëza që përdorej për të prerë bukën.
Pas kësaj, 33-vjeçari u largua duke u fshehur pas një dyqani akulloreje, duke qëlluar veten me thikën e rrëmbyer. Shqiptari u rrezuar përtokë pas përpjekjes së dështuar të shitësit të dyqanit, që nuk arriti dot ta ndalonte në kohë.
I riu po merr mjekim në spital dhe sipas mediave italiane ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/