Ish-kryeministri Sali Berisha ka zgjedhur të urojë në mënyrë ironike Ditën Botërore të Mjedisit. Duke publikuar dy foto të prerjeve nëpër pyjet e Librazhdit, Berisah denoncon se kjo ditë e gjen mjedisin në kthetrat e kusarëve të shtetit.
Postimi i plotë i Sali Berishës në “Facebook”
Te dashur miq, dita boterore e mjedisit e gjen mjedisin ne Shqiperi i teri ne kthetrat e kusareve te shtetit. Ujerat e brigjeve te detrave dhe liqenjve te Shqiperise u shpallen zyrtarisht nga Enti Europian i Pastertise se Ujerave pak dite me pare si te vetmet ujera jo te pasterta ne Europe. Nderkaq ende nuk ka asnje pergjigje per ndotjen e gjirit te Durresit dhe Vlores me qindra e qindra tonelata mbetje nafte te derdhura fshehtas nga kriminel te vertet pavaresisht se dhjetera institucione paguhen me taksat tona per kete qellim. Por ato nuk kane asnje pergjigje per llojin, sasine e ndotjes, rrezen e ndikimit, rrezikshmerine afatgjate. Ne fotot meposhtme tregohet masakra ne pyjet e Malit te Lunikut ne Librazhd e fotografuar sot. Bandat e Edvinit dhe Taulantit kane prere mijera peme ne pyjet e virgjera te vendit edhe tani 5 muaj pasi qe kinse shpallen moratorium te prerjeve ne pyje. Prerjet jane te fresketa dhe ka tallash te bardhe ende ndersa pemet e prera jane me gjethe te gjelbra cka tregon prerje gjate dy javeve te fundit. Mjedisi eshte me shume se çdo gje tjeter i lidhur me shendetit tone dhe po shkaterrohet dhe ndotet gjithnje e me shume cdo ore, dite dhe jave me shume!
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/