Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Librazhd, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
Gëzim Dosku, 49 vjeç, banues në Librazhd.
Ky shtetas, u arrestua nga efektivat e policisë, gjatë ditës së djeshme, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases B.D, 47 vjeç, banuese në Librazhd
Ndërsa specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Librazhd, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim:
Xhulian Kanani, 34 vjeç, banuese në fshatin Dritaj Prrenjas
Ky shteats, u arrestua nga efektivat e policisë, pasi dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases E.K, 24 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/