Dritat e papaguara, edhe 1 muaj afat për pagesën me këste

Dritat e papaguara, edhe 1 muaj afat për pagesën me këste

70
0
Shares

Qytetarët të cilët janë në borxh me OSSHE u duhet ta shlyejnë atë deri në fund të qershorit për të përfituar nga marrëveshjet që sigurojnë këste me vlera të reduktuara.

OSHEE u ka rikujtuar abonentëve debitorë se në 30 qershor skadon afati për lidhjen e aktmarrëveshjes, prej së cilës këtyre familjeve u mundësohet që ta shlyejnë borxhin e akumuluar me këste të reduktuara mujore, që fillojnë nga 2500 lekë në muaj.

Për kategori të veçanta, si pensionistët dhe familjet që trajtohen me asistencë, pagesa është edhe më e reduktuar, duke u përgjysmuar në vlerën 1000 dhe 1200 lekë çdo muaj deri në fshirjen e plotë të debisë.

Përmes kësaj oferte këta qytetarë apo biznese kanë mundësi po ashtu që të përfitojnë reduktim të kamatëvonesës në rastet kur shprehin gatishmërinë për të paguar të plotë borxhin e akumuluar.

Për abonentët familjarë, që do të tregohen të gatshëm për ta paguar të plotë dhe menjëherë borxhin që kanë, do të aplikohet 70 për qind zbritje e kamatëvonesave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY