Berisha zbulon një pjesë të axhendës së takimit Basha-Rama

Berisha zbulon një pjesë të axhendës së takimit Basha-Rama

64
0
Shares

Ish-Kryeministri Berisha ka zbuluar disa prej temave që mund të jenë pjesë e takimit te pritshem të shefit të opozitës Lulzim Basha dhe Kryeministrit Edi Rama.

Ndërsa ka publikuar një ditë më parë bisedën që ai ka pasur me Ndihmes Sekretaren e Shtetit, Vicotria Nuland, deputeti i PD-së ka shkuar më larg se sa cafrë është biseduar mes tij dhe zyrtares së lartë amerikane.

“Kerkesa e opozites per vende te rezervuara eshte nje kerkese anti-kapje, bazohet plotesisht ne rekomandimet nderkombetare dhe qeveria nuk ka asnje arsye te mos e pranoje. Theksova se thjeshtimi i arkitektures se institucioneve te drejtesise eshte plotesisht i mundshem dhe u shpreha se shpresoj qe palet do bien dakord.

Kerkesa e opozites per te votuar, se bashku me nenet e reformes ne drejtesi, edhe nenin per votimin dixhital, biometrik, do te deshmonte vullnetin e qeverise per nje proces zgjedhor transparent, jetik per vendin”, deklaron Berisha.

Ndërkaq disa media kanë folur për mundësinë e diskutimit edhe të Presidentit që do të zgjidhet në pranverën e 2017. Sipas tyre Basha do të kërkojë rizgjedhjen e Nishanit në këtë post.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY