Athina tensionon marrëdhëniet me Tiranë, ja deklarata arrogante për Çamërinë

Athina tensionon marrëdhëniet me Tiranë, ja deklarata arrogante për Çamërinë

54
0
Shares

Vetëm një ditë para vizitës së ministrit të Jashtëm grek në Tiranë, Athina zyrtare ka bërë një deklaratë arrogante lidhur me cështjen Came. Pavarësisht se ajo nuk e përmend me emër Camërinë, sërish bën presion mbi Shqipërinë të respektojë realitetin historik, në fakt një realitet që është realizuar përmes një gjenocidi.

“Shqipëria ka nevojë të kuptojë se kursin i saj evropian varet nga zbatimi besnik i pesë parimeve të Bashkimit Evropian, ndër të cilat është respekti për drejtësinë dhe sundimin e ligjit. Kjo presupozon se do të respektojë vendimet e gjykatave, sidomos kur ato kanë të bëjnë me krimet e luftës, dhe, në vend të ngrejë çështje jo-ekzistente, të zbatojë kushtet dhe angazhimet e saj në lidhje me mbrojtjen e të drejtave të minoritetit etnik grek.

Kultura e nevojshme politike mes fqinjëve presupozon seriozitetin, respekt për faktet të sakta të historisë, dhe një vizion për marrëdhënie që nuk do të ndikohej, natyrisht, nga shtrembërim flagrante, të qëllimshme apo të paqëllimshme, të realitetit historik, por do të bazohet në ndërtimin e – mbi themele të forta – të një të ardhme që siguron progres thelbësor në marrëdhëniet dypalëshe dhe kontribuon në sigurinë dhe stabilitetin në rajonin më të gjerë”, thekson deklarat greke vetëm një ditë pas kongresit të PDIU, ku ndër të tjera edhe zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar u deklaruna rreth cështjes came.

Kryeministri Rama tha se PS është partia që e ka përfshirë në programin e saj këtë problem ndërsa tha se së shpejti kjo cështje do të gjejë zgjidhje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY