3 vjet burg italianit që aksidentoi Atjon Zhitin

3 vjet burg italianit që aksidentoi Atjon Zhitin

141
0
Shares

Gjykata e Tiranës dënoi me 3 vjet burg studentin italian që drejtonte motorin në momentin e aksidentti në të cilin gjeti vdekjen Atjon Zhit.

Gjykata ka përfunduar procesin ndaj të akuzuarit për ngjarjen ku u vra pasagjeri Atjon Zhiti, djali 19-vjeçar i shkrimtarit Visar Zhiti.

I pandehuri Serxho Martiniani, i cili ka mbetur i paralizuar në gjymtyrët e poshtme nga aksidenti, u deklarua i fajshëm për akuzën e “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”, shkruan Panorama.

Aksidenti ndodhi në një segment të rrugës, ku për shkak të disa punimeve dy korsitë ngushtoheshin në një të vetme. Sipas Gjykatës, shkaku kryesor i aksidentit me pasojë vdekjen e djalit të shkrimtarit ka qenë shpejtësia e madhe e drejtimit të motorit nga i pandehuri.

Referuar aktekspertimeve, shpejtësia e lëvizjes në momentin e aksidentit ka qenë të paktën 160 km/h, tej normave të lejuara në atë segment.

Në të njëjtën kohë, në devijimin e rrugës, përveç sinjalizimeve të tjera, ka qenë vendosur një tabelë kufizimi shpejtësie në 20 km/ h.

Aksidenti që i mori jetën Atjon Zhitit ndodhi më 20.12.2014, përballë një fabrike mielli të ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY