SKANDAL/ Emrat dhe fotot e agjentëve të infiltruar të policisë në duart...

SKANDAL/ Emrat dhe fotot e agjentëve të infiltruar të policisë në duart e trafikantëve të heroinës e kokainës

141
0
Shares

Një skandal i rëndë është denoncuar nga ish-kryeministri Sali Berisha. Referuar denoncimit të një “polici dixhital”, Berisha bën të ditur se fotot dhe emrat e agjentëve të infiltruar të policisë, janë në duart e trafikantëve të heroinës e kokainës.
Jo vetëm kaq, por Berisha denoncon edhe në duar të kujt janë këta emra e foto, që sipas “policit dixhital”, janë në duart e djalit të drejtuesit të Sektorit të Hetimit nën Mbulim, Spartak Gumaj…

Postimi i plotë i Sali Berishës në “Facebook”

Polici dixhital informon

Bazuar ne fakte te pakundeshtueshme, pergjime etj, shnderrimin e policise ne organizate kriminale. Ai nder te tjera shkruan se:
Nga burime te sigurta brenda ketij sektori, te cilet pohojne se Hamez Demushaj ka fotografuar te gjithe agjentet e infiltruar te Policise se Shtetit dhe ja ka shperndare rrjetit te shperndarjes se kokaines dhe heroines ne Tirane, nje pjese e te cilit drejtohet nga biri i drejtuesit te Sektorit te Hetimit nen Mbulim, Spartak Gumaj. Ky shtetas duke perdorur dhe nje mjet te sekuestruar te tipit Mercedes GL me targa AA 355 BD, kontrollon shperndarjen e kokaines ne zonen e Ali Demit.
Mjeti Mercedes Benz GL 350, eshte mjet i sekuestruar nga policia e Tiranes, dhe perdoret jashte cdo kriteri ligjor, nuk eshte mjet I rregjistruar ne asnje nga inventaret e policise si dhe targat AA 355 BD rezultojne te falsifikuara
Arsyeja e dekonspirimit te qindra operacioneve speciale dhe te infiltrimeve eshte vetem dekonspirimi qe I behet agjentave nga Spartak Guma, shef i sektorit te operacioneve speciale, i cili informon rregullusht Shullazin. Per me hollesi lexoni informacionin e tij trondites!


sg“Pershendetje doktor, doja te beja nje denoncim qe vijon si me poshte;
“Sekseri” që u arrestua, sepse kishte ndërhyrë për ta “graduar” policin e kapur me drogë nepermjet shefit te Sektorit te Operacioneve Speciale Spartak Guma. Nga ana tjetër, 43-vjeçari me inicialet Avni Shaba, nga Petrela, i cili u arrestua më 25 shkurt, teksa kthehej në Rinas, mohon akuzën zyrtare “ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Ky person, në seancat pyetësore, nuk e pranon se kishte marrë para nga oficeri i Komisariatit Nr. 3, Hamëz Demushi, për t’ia dorëzuar një ish Drejtorit te Forcave Operacionale Albano Ahmetaj me qëllim emërimin e Demushit në radhët e forcave lëvizëse operacionale. Mirëpo, grupi hetimor pretendon se ka prova të mjaftueshme që e implikojnë 43-vjeçarin në dhënien e ryshfetit. Kur ekspertët e shërbimit të çështjeve të brendshme dhe ankesave në Ministrinë e Brendshme shkuan për t’i bërë kontroll në shtëpi 32-vjeçarit Demushi, për t’i gjetur paratë që “sekseri” ia kishte kthyer, pasi ryshfeti nuk u pranua, përveç drogës, u sekuestrua edhe dokumentacioni përkatës, që oficeri kishte plotësuar për t’u bërë pjesë e Sektorit te Operacioneve Speciale. Ky efektiv trafikant eshte zgjedhur nepermjet Shefit aktual te Sektorit Spartak Guma i cili e ka drejtuar per te personi Avni Shaba (sekseri) me qellim perfitime financiare.

Dokumentet
Në njoftimin zyrtar, Ministria e Brendshme tha se “kryeinspektor Hamëz Demushi dyshohet se, në bashkëpunim me persona të tjerë në kohë dhe vende të ndryshme, ka trafikuar në drejtim të Kosovës lëndë narkotike të llojeve të ndryshme”. Ndërkaq, sipas njoftimit, në banesë është gjetur 3.6 kg e dyshuar e llojit kokainë, dhe 0.5 kg e dyshuar heroinë. Gjithashtu, sipas Ministrisë së Brendshme, është sekuestruar një sasi e madhe dokumentacioni, si akte shitblerjeje apartamentesh e automjetesh, si dhe dokumente të tjera të rëndësishme për hetimet. Pikërisht, mes këtyre dokumenteve të rëndësishme për hetimet, gjendeshin edhe letrat e kthyera mbrapsht. Në fotot që Ministria e Brendshme dërgoi për mediat, dalloheshin dokumentet e sekuestruara në banesën e Demushit. Mes tyre është edhe një certifikatë, e dhënë kohët e fundit. Oficeri ka marrë pjesë në një seminar, me temë “drejtuesit e agjentëve të infiltruar”. Seminari është zhvilluar nga misioni Pameca IV, nga 2 deri në 5 shkurt, ndërsa firmëtarë të kësaj certifikate janë nëndrejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako, dhe drejtori i Akademisë së Policisë, Bilbil Mema. Më tej, mes dokumenteve gjendeshin edhe karta e identitetit, certifikata personale, si dhe diploma e përfundimit të studimeve në polici. Ndërkaq, në banesë iu gjetën edhe dokumente të trajnimeve apo prova të tjera plotësuese. Gjetja e tyre i ka bërë ekspertët të besojnë se ishin pikërisht dokumentet që Demushi kishte dorëzuar për t’u transferuar pranë Forcave Lëvizëse Operacionale dhe që më pas i kishte rimarrë nga “sekseri”. Nga ana tjetër, Demushi po hetohet edhe për pastrim parash. Ai mbahej të paktën prej 1 viti në survejim, nisur nga jeta luksoze dhe dyshimet për përdorim droge. Kontrolli i banesës së tij në Unazën e Re, në Tiranë, u krye pikërisht për t’i gjetur paratë që kishte ofruar dhe gjatë këtij kontrolli u gjetën dokumentet, si dhe sasia e drogës. Për oficerin, gjykata ka vendosur masën e “arrestit me burg”, teksa ende vijojnë hetimet për këtë çështje.
Emerimi i Hamez Demushes prane ketij Sektori kishte per qellim infiltrimin e nje trafikanti ne strukturen me te specializuar te policise se shtetit dhe ne te ardhmen te sherbente si “syri” dhe “veshi” i Emiljano Shullazit ne Drejtorine e Operacioneve Speciale dhe jo vetem.
Nga burime te sigurta brenda ketij Sektori, te cilet pohojne se Hamez Demushaj ka fotografuar te gjithe agjentet e infiltruar te Policise se Shtetit dhe ja ka shperndare rrjetit te shperndarjes se kokaines dhe heroines ne Tirane, nje pjese e te cilit drejtohet nga biri i drejtuesit te Sektorit te Hetimit nen Mbulim Spartak Gumaj. Ky shtetas duke perdorur dhe nje nje mjet te sekuestruar te tipit Mercedes GL me targa AA355BD, kontrollon shperndarjen e kokaines ne zonen e Ali Demit.
Mjeti Mercedes Benz GL 350, eshte mjet I sekuestruar nga policia e Tiranes, dhe perdoret jashte cdo kriteri ligjor, nuk eshte mjet I rregjistruar ne asnje nga inventaret e policise si dhe targat AA 355 BD rezultojne te falsifikuara.

Spartak Guma
Ky person, njihet si njeri me integritet shume te ulet ne ambjentin ku jeton dhe ku punon. Duke shfrytezuar gjithe burimet e informacionit qe I vihen ne dispozicion per shkak te detyres, zakonisht I dorezon informacionet tek banda e Emiljano Shullazit brenda nje restoranti prane pallatit me shigjeta.
Arsyeja e dekonspirimit te qindra operacioneve speciale dhe te infiltrimeve eshte vetem dekonspirimi qe I behet agjentave nga Spartak Guma.
Drejtuesi I Sektorit te rendesishem Spartak Guma, ne orarin e punes dhe me mjetin e punes,del nga hotel Myrtaj bashke me nje femer ne moshe shume te re, e cila pas aferes seksuale me kete drejtues eshte emeruar ne kete Sektor, duke privuar me qindra efektive te zote dhe te talentuar te behen pjese e strukturave te specializuara te policise, si dhe rrezikimin e dekonspirimit te vazhdueshem te tyre nga persona me mungese integriteti.

Pergjimet
Shefi do flas me drejtorin
Në datë 26.12.2014, në bisedën e orës 15:11:29 i dyshuari Hamëz Demushi komunikon më një person, i cili del të jetë epërori i drejtpërdrejtë i Hamëz Demushit në Kom nr.3, e merr vetë këtë të fundit në telefon për të mësuar gjeneralitetet e plota të tij, pasi po i bën vlerësimin e punës. Në këtë bisedë ai ndër të tjera e pyet Hamzën: “A mos u emërove gjë o vëlla. … Se mua më thanë më duket se po…”
Hamza i përgjigjet “Edhe mu ashtu më thanë po…akoma… E bardha mbi të zezë akoma s’ka dalë”.Në datë 06.01.2015 Hamëz Demushi është takuar me shefin e Komisariatit të Policisë Nr.3 dhe ky i fundit i thotë se vajti gjatë kjo punë, prandaj kthehu në punë dhe fol me shefin e rendit.
Këtë fakt ai ia ka vënë në dijeni shefit të tij të quajtur “Taku”, i cili thotë se do të flasë me Drejtorin e Përgjithshëm për këtë punë. Më mbrapa në bisedën e orës 15:29 Spartaku e s’qaron Hamzën se ka folur me Albanin, i cili i ka thënë të rrijë i qetë. Në darkën e datës 06.01.2015 Spartaku e merr prapë në telefon Hamzën dhe pasi merr vesh që ai është tek lloto “Niut” (Avni Shaba) i thotë “Ec ec se ka shumë atje. Hajde poshtë hajde” dhe e lënë të takohen bashkë dhe pinë kafe te lokali “Roki i Bardhë”.
Në datë 08.01.2015, ora 12:13,Hamëz Demushi komunikon me Avni Shabën, të cilit i thotë se e kanë marrë ata të rendit në komisariat dhe i kanë thënë të paraqitet në punë të nesërmen, përndryshe do të fillojë ecuria disiplinore.Avniu e sqaron Hamzën se ka folur me “Takun” dhe i ka thënë se “… urdhëri është bërë gati. E ka firmosur edhe nëndrejtori. Ta firmosë edhe drejtori i përgjithshëm dhe mbaroi kjo punë…”.
Hamza këmbëngul që Avniu kur të vijë t’i bëjë një telefon atij (për personin që ka marrë përsipër këtë punë në DPP) se shkon vetë Hamza tek Drejtoria e Përgjithshme. Nga ana tjetër Avniu s’qaron se ai i ka thënë se “…marrim urdhërin dorazi masi të mbarojë Drejtori i Përgjithshëm e ia çojmë një kopje. Na…”. Për të festuar këtë lajm, Hamza pasi takohet me Avniun tek lokali i tij e lënë për të ngrënë një drekë në një lokal në Petrelë. Nga vëzhgimi i fshehtë ka rezultuar se në lokalin “Bizanti” kanë drekuar së bashku Hamëz Demushi, Avni Shaba, Altin Mene(officer policie) dhe një person i katërt i paidentifikuar me emrin “Rreli”.
Duke ndjekur gjithe ecurine e hetimeve te SHKB, Spartak Guma ka qene stermbullari i kesaj afere, por si zakonisht edhe me nderhyrjen e Emiljano Shullazit, Spartak Guma ka dale I pafajshem dhe I palagur nga kjo mesele, duke hedhur tere fajin tek Albano Ahmeti…Pasi fundja fundit Albanua sheget, mandarinat dhe kastravecat do ti ndante me Spartak Gumen, I cili eshte dhe fqinj me Avni Shaben…..
Ky manjak esht i filmuar ne ambjentet e nje hoteli ku ky shkon me vajza te reja dhe me pas i emeron ne sektorin e tij duke i mashtruar qe nqs emerohen atje kane premisa per tu titulluar oficere une jam nje oficer policie dhe normalisht ky nuk eshte identiteti im i vertete”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY