RAPORTI/ Cilësia e ujit të pijshëm lë për të dëshiruar, 4 institucione...

RAPORTI/ Cilësia e ujit të pijshëm lë për të dëshiruar, 4 institucione dhe 4 laboratorë kanë dështuar

168
0
Shares

Enti Rregullator i Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura (ERRU) ka publikuar raportin vjetor për gjendjen në sektorin e Ujësjellës-Kanalizimeve.
Pjesë e këtij raporti është edhe “Monitorimi i cilësisë së ujit të pijshëm”, ku ERRU vëren se me gjithë angazhimin e 4 institucioneve dhe 4 laboratorëve të lëvizshëm, “monitorimi dhe raportimi mbi cilësisë së ujit të pijshëm sipas marrëveshjes të bashkëpunimit nuk është arritur”.
“ERRU e ka vlerësuar si tepër të rëndësishëm procesin e monitorimit të cilësisë së ujit të pijshëm që furnizohet për konsumatorët, informimin dhe mbrojtjen e tyre, si edhe raportimin dhe shkëmbimin e informacionit mes të gjitha hallkave të duhura institucionale lidhur me cilësinë e ujit. Në maj 2014, Enti Rregullator i Ujit, Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik nënshkruan një marrëveshje mirëkuptimi, për raportimin dhe shkëmbimin e informacioneve mbi cilësinë e ujit të pijshëm që furnizon konsumatorët, nëpërmjet sistemeve të ujësjellësve… Në përmbushje të detyrimeve të ndërsjella të përcaktuara në këtë akt marrëveshje, ERRU nën mbështetjen e GIZ zhvilloi trajnime të stafit të laboratorëve të gjithë DRSH/DSHP dhe të shoqërive UK. Nga raporti i përgatitur në përfundim të këtyre trajnimeve një nga problematikat kryesore ishte mungesa e laboratorëve dhe kiteve testues dhe metodave të vjetra të kryerjes së analizave. Në ndihmë të rritjes së kapaciteteve laboratorike GIZ investoi edhe në blerjen e 4 laboratorëve të lëvizshëm për ISHP-në. Me gjithë punën e bërë nga ana e institucionit tonë, monitorimi dhe raportimi mbi cilësisë së ujit të pijshëm sipas marrëveshjes të bashkëpunimit me Ministrinë e Shëndetësisë dhe ISHP nuk është arritur. Megjithëse përpjekjet tona kanë qenë të vazhdueshme, duke mbajtur kontakte si verbale ashtu edhe shkresore me autoritetin ligjor për monitorimin e cilësisë së ujit të pijshëm, me ISHP-në e Ministrinë e Shëndetësisë, prej tyre nuk kemi pasur reagim”, vëren në raportin e tij, plot shqetësim ERRU.
rvu

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY