Përndoqi ish të dashurin biznesmen, dënohet 32-vjeçarja

Përndoqi ish të dashurin biznesmen, dënohet 32-vjeçarja

79
0
Shares

Një 32-vjeçare me inicialet L.P. ka marrë një dënim me 6 muaj burgim, por me pezullim të ekzekutimit duke u vënë në provë për 18 muaj, për akuzën e përndjekjes.

Gjithçka nis kur 32-vjeçarja, pas 5 vitesh lidhjeje nuk pranoi vendimin e ish-të dashurit të saj biznesmen, i cili vendosi ti jepte fund lidhjes. Që nga ky moment, ajo ka nisur përndjekjen ndaj ish të dashurit, duke i shkuar deri në banesë, ku ai jetonte me familjen e tij dhe duke i shkaktuar shqetësime të vazhdueshme me thirrje dhe goditje të derës.

Madje, preh e kësaj përndjekje kanë rënë edhe vajzat e biznesmenit, të cilat kanë marrë mesazhe deri diku edhe kërcënuese prej saj. Në këto kushte, biznesmeni kërkon mbrojtjen e gjykatës, e cila fillimisht lëshoi një urdhër mbrojtje për biznesmenin, sipas të cilit, ajo nuk duhej t’i afrohej atij, familjarëve dhe banesës së tij.

Paralelisht edhe Prokuroria në bazë të denoncimit të biznesmenit nisi hetimet dhe e akuzoi 32-vjeçaren për veprën penale të përndjekjes.

Gjatë gjykimit, e pandehura e pranoi akuzën, ndërsa gjykata në vendimin përfundimtar përveç masës së dënimit, ka caktuar që gjatë periudhës së provës prej 18 muajsh të mos shoqërohet me persona të dënuar./TCH

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY