PD ka denoncuar zvarritjen e hetimeve për pasjen e përgjimit, duke i bërë apel prokurorisë të tregojë vendosmëri ën zbardhjen e këtij skandali.
Nga ana tjetër PD denoncon edhe lojën për të fajësuar njëri-tjetrin, mistri i Brendshëm dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, me deklaratat e tyre kontradiktore ndaj njëra-tjetrës.
Deklarata e plotë e nënkryetarit të Partisë Demokratike, Edi Paloka
Përgjimi i paligjshëm i kryer nga Saimir Tahiri, me dijeninë e Edi Ramës është një krim i rëndë shtetëror pesha e të cilit rritet, sa më shumë vonon zbardhja e tij, sa më shumë vonon hetimi i plotë e vendosja e përgjegjësve para ligjit.
U bënë një muaj që skandali është bërë publik, që qytetarët e vendit, opinioni publik kanë mësuar se pisja e përgjimit është futur në mënyrë të paligjshme, është përdorur në mënyrë të paligjshme, pa dijeninë dhe pa autorizimin e Prokurorit të Përgjithshëm.
Kjo shkelje brutale e ligjit dhe e kushtetutës është pranuar, mohuar e sërish pranuar nga Ministri i Brendshëm dhe Drejtori i Policisë së Shtetit, të cilët janë kapur në deklarime kontradiktore, gjë që dëshmon tensionin që ekziston mes tyre në lidhje me këtë skandal.
Një herë Tahiri lë në baltë vartësit e tij, duke thënë se nuk është ai përgjegjësi. Pastaj vartësit e tij kërcënojnë se do të flasin, do të tregojnë, duke kërkuar mbrojtje e paprekshmëri, pasi prokuroria ka nisur hetimin, ndjekjen penale.
Po lojërat, thikat pas shpine dhe kulisat mes Tahirit dhe drejtuesve të Policisë nuk i interesojnë shumë opinionit publik. Vendit dhe qytetarëve sot u intereson e vërteta rreth këtij krimi shtetëror. Të dalin para ligjit porositësit, kush e solli, kush e përdori, kë përgjuan, pse përgjuan, pse e mbajtën të fshehtë.
Partia Demokratike i bën thirrje prokurorisë të tregojë vendosmëri e të mos lejojë pengimin e hetimit.
Një hetim i plotë, i gjithanshëm, që nxjerr çdo përgjegjësi para ligjit, është domosdoshmëri për vendin, për të vendosur drejtësi e për të bërë që krime të tilla shtetërore të mos ndodhin më.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/