Pajisja e përgjimit, ambasadori italian përjashton Interforcën nga përgjegjësia, “e lë topin...

Pajisja e përgjimit, ambasadori italian përjashton Interforcën nga përgjegjësia, “e lë topin në fushën” e palës shqiptare

44
0
Shares

Ambasadori italian në Shqipëri, Alberto Cutillo ka folur për çështjen e pajisjes së përgjimit që ka përfshirë në debat klasën politike. Diplomati italian, tha se çështja i përket shtetit shqiptarë, dhe është hetim që nuk ka lidhje me autoritetet italiane.
“Për sa i përket çështjes së përgjimeve, mund t’ju them se kam zhvilluar një bisedë me prokurorin e Përgjithshëm dhe nuk mund të shtoj asgjë më tepër nga çfarë ai ka thënë, që është një hetim që i përket policisë shqiptare dhe nuk ka lidhje me autoritetet italiane”, u shpreh Cutillo.
Deklarata e diplomatit italian për çështjen e aparaturës së përgjimit, është e para pas takimit me kryeprokurorin Adriatik Llalla.
Kjo deklaratë e vetëpërjashton palën italiane, konkretisht Interforcen, nga përgjegjësia për futjen  e pajisjes IMSI Catcher, megjithëse është e provuar dhe pohuar se kjo aparaturë u fut në territorin shqiptar nga shtetas italianë. Nga ana e saj, policia shqiptare konfirmoi se nuk kishte dijeni për futjen e pajisjes përgjuese, e cila u mbajt gjatë të gjithë kohës nga italianët.
Deklarata vetëpërjashtuese nga përgjegjësia e ambasadorit italian, vjen në “një gjatësi vale” me garancitë që ka dhënë prokuroria shqiptare, sipas së cilës shtetasit e huaj do të përjashtohen nga hetimi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY