Ndihmës-sekretarja amerikane e shtetit, Viktoria Nuland ka pasur një bisedë telefonike ditën e djeshme edhe me deputetin e PD-së, Sali Berisha.
Sipas njoftimit zyrtar nga PD, kjo bisedë u përqendrua te reforma në drejtësi. Nuland theksoi rëndësinë e madhe të kësaj reforme për integrimin e Shqipërisë në BE dhe shprehu vlerësimin e saj për punën e ambasadorëve të huaj në këtë drejtim.
Nga ana e tij, Berisha theksoi se ai beson se një kompromis, në rast se qeveria dëshiron reformën dhe zbaton rekomandimet ndërkombëtare.
“Kërkesa e opozitës për të votuar, së bashku me nenet e reformës në drejtësi, edhe nenin për votimin dixhital, biometrik, do të dëshmonte vullnetin e qeverisë për një proces zgjedhor transparent, jetik për vendin”, tha Berisha.
Për më shumë mund të lexoni edhe …
Deklarata e Bashes ne telefonate me Nuland: Korrupsioni ne drejtesi, pasoje e korrupsionit politik
/web/Deklarata_e_Bashes_ne_telefonate_me_Nuland_Korrupsioni_ne_drejtesi_pasoje_e_korrupsionit_politik_20014_1.php
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/