Në Kongresin e çamëve Rama e Meta garë protagonizmi për çështjen “çame”

Në Kongresin e çamëve Rama e Meta garë protagonizmi për çështjen “çame”

52
0
Shares

Edi Rama apo Ilir Meta…?!
Kush nga këta është “i pari” që ka ngritur çështjen “çame”…?!
Edhe Kongresi i PDIU-së nuk e ndau dot sot këtë gjë.
Megjithatë kjo nuk pengoi as Ramën dhe as Metën të “luanin” me çështjen “çame” në fushën çame.
“PS është e para parti që futi në programin e saj çështjen ‘çame’”, u shpreh Edi Rama në Kongresin e PDIU-së.
Kjo deklaratë nuk kishte kuptim, pa “mendimin” e Ilri Metës…, i cili zgjodhi ta shprehet nëpërmjet “të dërguarit të tij” në Kongresin e PDIU-së, Petrit Vasili.
“Ilir Meta është i pari kryeministër, që ngriti çështjen ‘çame’ në Athinë”, deklaroi Petrit Vasili në emër të Ilir Metës.
Pas këtyre deklaratave i mbetet historianëve të “caktojnë vendin e parë”, ndërsa PDIU vetë, duhet të gjejë, se për çfarë është krijuar dhe ekziston…, si dhe të ripozicionohet në raport me çështjen “çame”, tashmë kur punën e tyre e bën Edi Rama dhe Ilir Meta…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY