FOTO LAJM/ Delvina, qyteti i kryeministrit Sulejman Delvina është lënë pa ujë...

FOTO LAJM/ Delvina, qyteti i kryeministrit Sulejman Delvina është lënë pa ujë të pijshëm nga kryeministri Edi Rama

314
0
Shares

Qyteti i Delvinës, i cili si për ironi është qyteti i kryeministrit Sulejman Delvina, vuan pasojat e mungesës së ujit të pijshëm në ditët e qeverisjes së kryeministrit Edi Rama.
Shqetësimi bëhet publik nga banorët e këtij qytetit, të cilët përmes fotove, denoncojnë dhe ironizojnë nga njëra anë mungesën  ujit të pijshëm dhe nga ana tjetër investimet e panevojshme të qeverisë aktuale për qendrën e qytetit…
delvina
“Unë jetoj në Delvinë. Qytet me vlera kulturore dhe historike. Qyteti i kryeministrit Sulejman Delvina. Qytet i cili tashmë është lënë në harresë të plotë. Qytet i cili po vuan mungesën e ujit të pijshëm. Njerëzit mbushin ujë me bidonë te çezmat në rrugë… Ndërsa qeveria ka lançuar projektin e ri të një qendre ndryshe ndërkohë që qendra aktuale është më se e pranueshme, investime të cilat bëhen për të bërë vjedhjen e radhës … Unë mendoj se kjo qendër pret ndërsa një ndër nevojat kryesore dhe emergjente të këtij qyteti eshtë uji i pijshëm…”, denoncon Etleva (Eva) Merko, ndërsa publikon edhe këto foto.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY