Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, kanë arrestuar dje në flagrancë 27-vjeçarin
Endri Kolaci, banues në këtë qytet. Arrestimi i tij u bë sepse në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në lagjen nr. 18, për motive të dobëta ka goditur me shkop bejsbolli, A. L., 54 vjeç, banues në Durrës.
Pas ndihëm mjekësore, i dëmtuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas policisë, Endri Kolaci ka qenë duke vuajtur dënimin me kusht, i dënuar për armëmbajtje pa leje.
Gjithashtu, është person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e lëndëve narkotike.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale ”Plagosja e lehtë me dashje” dhe”Kanosja” parashikuar në nenet 89 dhe 84 të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/