Corriere: Rritet kultivimi i drogës në Shqipëri, prodhohen më shumë se 1...

Corriere: Rritet kultivimi i drogës në Shqipëri, prodhohen më shumë se 1 mijë ton në vit

66
0
Shares

Plantacionet e drogës janë dyfishuar dhe biznesi kriminal po qarkullon miliarda Euro duke prodhuar më shumë se 1 mijë ton në vit.

Në vitet 2013/ 2014 ka qenë Lazarati baza e furnizimit me drogë të llojit kanabis, por gjërat kanë ndryshuar kohët e fundit pasi bazat e furniziomit me drogë janë vendosur në zonën e Shkodrës, që është më e vështirë për ta kontrolluar, shkruan Corriere Della Sera.

Sipas mediave italianelufta kundër trafikut të drogës në Ballkan kalon në në mënyrë të pashmangshme në zonën e Puglias, porta për tregun e madh evropian. Numrat ishin në rritje gjatë vitit të kaluar, 815 plantacione me 165 mijë bimë kanabis ishin identifikuar. Ndërkohë në vitin 2013 ishin zbuluar 305 plantacione dhe 81.300 bimë kanabis.

Në atë kohë, baza e trafikantëve të drogës ishte Lazarati, me më shumë se 3 mijë banorë në rrethin e Gjirokastrës, ku marijuana prodhohej për tregun evropian. Por tashmë situata nuk është më e njëjtë pasi vëmendja është përqëndruar më së shumti në Shkodër, ku bandat kanë lëvizur bazat për të shmangur ofensivën e forcave të sigurisë, shkruajnë mediat italiane.

Ndër të tjera në gazetë thuhet se situata po monitorohet me kujdes jo vetëm nga Italia dhe BE, edhe nga SHBA. Në shkrim theksohet raporti vjetor i Departamentit të shtetit, ku thuhet se Shqipëria mbetet një vend burimi për marihuanën dhe një pikë tranziti për kokainën dhe heroinën.

Shkrimin e të përditshmes italiane “Corriere Della Sera” e ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me mbishkrimin: “Ja e vërteta e drogës në Shqipëri”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY