VIDEO/ Tifozët ‘ndezin’ atmosferën në hotelin e Kombëtares në Berogamo

VIDEO/ Tifozët ‘ndezin’ atmosferën në hotelin e Kombëtares në Berogamo

49
0
Shares

Dhjetëra tifozë të Kombëtares shqiptare të futbollit kanë surprizuar kuqezinjtë duke i pritur para hotelit në të cilin janë akomoduar në Berogamo të Italisë.Kombëtarja do të luajë sonte në mbrëmje (20:30) ndeshjen e fundit miqësore ndaj Urainës në stadiumin “Atleti Azzurri d’Italia”.

Untitled-1

Edhe pse ndeshja luhet në kuadër të miqësoreve para finaleve të Europianit, takimi pritet të ketë një interes të lartë nga ana e tifozërisë shqiptare. Një video e publikuar nga faqja zyrtare e FSHF tregon tifozë të Kombëtares me flamuj në duar duke kënduar në mbështetje të kuqezinjve.

Priten 10 mijë shqiptarë, biletat nga 14 deri në 80 €

Nga Xhenoa në Bergamo. Shqiptarët pritet që ta “skuqin” edhe një tjetër stadium italian, pasi në të do të zhvillohet një tjetër ndeshje e Kombëtares. Këtë herë përballë nuk do të jetë Italia, por Ukraina. Për ndeshjen e programuar në stadiumin “Atleti Azzurri d’Italia”, pritshmëria për tifozët është që të arrijnë numrin 10.000.

13315556_972740636158499_8570502219112548135_n

Gjatë ditës së djeshme, sipas informacioneve të gazetarit të “Supersport”, Alban Xhihani, janë shitur 3000 bileta në sektorët e tifozërisë shqiptare dhe 200 për ato ukrainas. Çmimi i një bilete varion nga 14 € deri në 80 €. Megjithatë, biletat me një çmim të tillë si ky i fundit janë ato që korrespondojnë me ndenjëset, të cilat janë shumë pranë lojtarëve të Kombëtares që do të qëndrojnë në stol dhe stafit të kombëtares.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY