Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është përgjuar në audio sipas të dhënave të deritanishme që janë bërë të ditura nga burime jozyrtare të Prokurorisë.
Pergjuesi u gjet me 18 maj ndersa vetem dy dite me vone skandalin e beri publik ish-Kryeministri Berisha.
Aparati pëgjues ka qenë vetëm për bisedat, zhurmat apo efekte të tjera zanore që mund të vijnë nga zyra e ministrit të Brendshëm. Rrezja e përgjimit arrinte në 20 metra të mjaftueshme për të regjistruar cdo bisedë të ministrit dhe zyrave në afërsi të kabinetit të tij.
Fakti që përgjuesi ka qenë vetëm audio do të thotë se qëllimi nuk ka qenë për të regjistruar ndonjë skandal të mundshëm etik të Tahirit por për të marrë informacion rreth bisedave apo urdhrave të tij.
Kjo e bën edhe më të rëndë skandalin. Lind pyetja kush është i interesuar të dijë rreth punës së përditshme të ministrit të Brendshëm. Hipotezat e para për njeriun që ka vënë përgjuesin lidhen me zëvëndësministrin e LSI-së. Megjithatë asgjë nuk është verifikuar deri tani. Kamerat e vendosura në korridorin e zyrës regjistrojnë hyrje daljet por nëse ministri vetë nuk ka pasur një kamerë në zyrë vështirë të kuptojë se kush prej zyrtarëve ia ka ngecur cimkën.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/