Prokuroria ka marr në pyetje sekretaren e zyrës së Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për gjetjen e pajisjes përgjuese në ambientet e këtij dikaster.
Burime të prokurorisë kanë thënë se sekretarja e Ministrit Tahiri është thirrur rreth një orë më parë për të dhënë deklarime para grupit të hetimit në lidhje me datën 18 maj 2016 kur në zyrën e ministrit Tahiri është gjetur pajisja regjistruesetransmetuese zanore. Një burim nga prokuroria tha se sekretarja do të pyetet për gjithë personat që kanë hyrë dhe kanë dalë në zyrën e ministrit gjatë muajit maj të këtij viti. Sekretarja mësohet se ka lënë në prokurori edhe regjistrin e hyrjedaljeve të shënuara për personat që kanë qenë në zyrën e Tahirit. Policia shkencore ka bërë ndërkaq publik modelin e pajisjes që është gjetur në zyrën e ministrit të Brendshëm e cila është dërguar për ekspertim tek grupi i ekspertëve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/