PD e alarmuar, Edi Rama nuk po shkarkon Elvis Rroshin

PD e alarmuar, Edi Rama nuk po shkarkon Elvis Rroshin

54
0
Shares

Edi Rama ende nuk ka marrë një akt për shkarkimin e tij, edhe pse Prokuroria ka nisur ndjekjen penale për fshehjen e të dhënave, deklaroi sot kreut i departamentit të Rendit dhe Sigurisë në PD, Enkelejd Alibeaj.

“Pasi e justifikoi përdhunimin e Roshit, pasi deklaroi se Roshi është si gjithë shqiptarët që kanë emigruar, Rama organizoi dhe një miting në mbështetje të tij, dhe sot janë të gjithë të dhënat që po e ndihmon ti fshihet drejtësisë.

Ja sa seriozisht e ka dekrimalizimin Edi Rama, që ofron mbrojtje të gjithanshme për kryetarin e tij të Bashkisë, kur kapet me krime të rënda, e me fshehjen e tyre.

Mbrojtja e Ramës për të dënuarin për përdhunim arriti kulmin mbrëmë, kur Taulanti i tij e quajti Kavajën një qenef të madh, ndërsa Roshin shpëtimtarin e saj.

Edi Rama vazhdon të poshtërojë qytetarët e Kavajës në mënyrë të përsëritur.

Iu kërkua të mos i poshtërojë qytetarët, i thanë faktorë të rëndësishëm ndërkombëtarë mos e kandido Roshin se është i dënuar në Zvicër për drogë, ai sërish e bëri.

I doli tashmë i dënuar edhe për përdhunim, sërish Edi Rama zgjedh të qëndrojë në krah të Roshit e të fyejë popullin, qytetarët e Kavajës.

Nëse Edi Rama i ka mundësuar edhe arratinë, njësoj si Frrokut, ne i themi prokurorisë ta kërkojë Elvis Roshin në zyrën e kryeministrit.

Aty ta kërkojë sepse Elvis Roshi dhe Edi Rama janë një, janë i njëjti person, janë të pandarë”, deklaroi Alibeaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY