Të paktën 6 deputetë të Parlamentit, disa prej të cilëve drejtojnë edhe parti politike të opozitës dhe mazhorancës i kanë dërguar sot një kërkesë Kuvenit në të cilën kërkojnë ndryshime thelbësore të ligjit zgjedhor. Dashamir Shehu, Agron Duka, Vangjel Dule,Nard Ndoka, Mirela Ferracaku, Eduard Ndocaj janë bërë nismëtarë të ndryshimeve ligjore për zgjedhjet.
Disa nga propozimet e tyer janë:
1.- Komisionet Zgjedhore të jenë të depolitizuara.
2.- Procesi zgjedhor të drejtohet dhe administrohet nga Gjykata e Lartë,
3.- Komisionet të përbëhen nga gjygjtarë, noterë, avokatë e prokurorë,
4.- Votimi të jetë elektronik dhe rezultati të dalë ditën e zgjedhjeve siç ndodh në të gjithë vendet e BE-së,
5.- Shqipëtarët jashtë Shqipërisë të marrin pjesë në votime në vendet ku ata jetojnë siç ndodh në shtetet anëtare të BE-së.
6.- Sistemi të jetë Proporcional Rajonal me Korektim Kombëtar.
7.- Listat e Kandidatëve të jenë të hapura.
8.- Barazi në pasqyrimin mediatik.
9.- Financim të barabartë për të gjitha Partitë Politike që marrin pjesë në Zgjedhje
Këtë Projekt Ligj e mbështesin 48 parti (pesë parlamentare dhe 43 jo parlamentare) që kanë firmosur dokumentin, të cilat edhe pse kanë marrë pjesë në të gjitha zgjedhjet Parlamentare dhe për Pushtetin Lokal, në asnjë rast gjatë 25 viteve nuk kanë pasur Anëtarë në Komisionet Zgjedhore të propozuar nga ato, si përfaqësues të subjekteve të tyre.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/