Mbyllet restoranti “Artigiano” në ish-bllok

Mbyllet restoranti “Artigiano” në ish-bllok

283
0
Shares

Një ndër restorantet me emër në ish-Bllok “Artigiano” është mbyllur pasi të paktën 18 persona u helmuan pasi konsumuan ushqim në këtë lokal.

Deri në përfundim të hetimeve të nisura nga Prokuroria e Tiranës, restoranti do të qëndrojë i mbyllur, ndërsa për të dhënë sqarime për ngjarjen është shoqëruar në polici menaxheri i “Artigianos”, bënë të ditur burime të organit të akuzës.

Nga analizat e para gjykohet se shkak i helmimit është një bakter i quajtur salmonela. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nuk ka dhënë asnjë deklaratë lidhur me këtë rast.

Ndërkohë, uebsite Balkanweb shkruan se tre ditët e fundit, në ambientet e QSUT-së janë paraqitur 10 persona me simptoma helmimi, të cilët janë konsumuar ushqim tek i njëjti lokal në zonën e ish-bllokut.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY