Policia e Korçës ven në pranga një 49-vjeçar, pasi goditi me grusht Drejtorin e Shkollës së Mesme në Leskovik, shtetasin V.N, 49 vjeç.
Policia njofton se në pranga u vu Hajri Kardhiqi, 49 vjeç, banues në Leskovik. “Arrestimi i tij u bë pasi, dje në qytetin Ersekës, dyshohet se për motive të dobëta dhe për shkak të detyrës, ka goditur me grusht në fytyrë shtetasin V.N, 49 vjeç, Drejtor i shkollës së Mesme Leskovik. Më pas, Kardhiqi gjatë lëvizjes me automjet, nuk i është bindur shërbimeve të Patrullës së Policisë, për të ndaluar dhe për të bërë testin e alkoolit” njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale: “Goditjet për shkak të detyrës”dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” parashikuar nga nenet 237 e 242 të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/