Pas 7 ditësh kërkime, është gjetur i gjallë fëmija japonez 7 vjeçar, Yamato Tanoooka, i braktisur nga prindërit si dënim në një pyll në veri të vendit të shtunën e 28 majit dhe i zhdukur më pas kur ata kishin shkuar ta merrnin.
Fëmija është në gjendje relativisht të mirë dhe është gjetur në territorin e Komunës së Shikabes në ishullin e Hokkaidos.
I vogli Yamato, ishte futur në një ndërtesë të vogël në një zonë ushtarake, 7 kilometra nga vendi ku ishte zhdukur.
Pasi është ushqyer, ai është dërguar menjëherë në spital. Prindërit në fillim kishin thënë që kishte humbur ndërsa mblidhnin perimet, por më pas kishin pranuar se e kishin braktisur për shkak të sjelljes së keqe të tij, pasi qëllonte me gurë makinat dhe njerëzit.
Kur ishin kthyer ta merrnin, nuk e gjetën më. Fëmija nuk kishte as ujë e as ushqim. Pylli ku ndodhej ishte i populluar me arinj dhe në këto ditë kishte rënë shi, me temperaturat që kishin zbritur deri në 7 gradë.
Babai i të voglit kërkoi ndjesë publikisht qe kishte braktisur të birin dhe që i kishte shkaktuar kaq shumë dhimbje dhe vuajtje.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/