Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pati sot një bisedë telefonike me ndihmëssekretaren e Shtetit, Viktoria Nuland. Gjatë bisedës zoti Basha e informoi znj. Nuland mbi ecurinë e Reformës në Drejtësi dhe në veçanti mbi propozimet e Partisë Demokratike për të zgjidhur çështjet e mbetura pezull.
Zoti Basha rikonfirmoi qendrimin e Partisë Demokratike në mbështetje të formulës së vendeve të rezervuara të propozuar nga SHBA dhe BE që prej muajit shkurt 2016 për institucionet e reja të sistemit të drejtesisë, si dhe e njohu ndihmëssekretaren e Shtetit me zgjidhjet e propozuara nga Partia Demokratike për thjeshtimin e arkitekturës së drejtësisë në funksion të moskapjes politike.
Duke theksuar se korrupsioni në drejtësi është produkt dhe pasojë e korrupsionit politik, z.Basha nënvizoi vendosmërinë e opozitës për të garantuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe në veçanti për votimin biometrik dhe elektronik si prioriteti kryesor i demokracisë shqiptare.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/