Kryetari i PD, Lulzim Basha ka përjashtuar mundësinë e koalicionit me LSI-në, për sa kohë ai do të drejtojë këtë parti.
I ftuar në emision “të paekspozuarit” të Ylli Rakipit në “Ora News” TV, Basha u shpreh se Ilir Meta “është gjymtyrë e qeverisjes, ai mban qeverinë në këmbë”.
I pyetur nëse do të japë dorëheqjen nga kryetari i PD-së nëse humb zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Basha, deklaroi se, “nëse shqiptarët më besojnë unë marr përgjegjësitë, nëse shqiptarët nuk më besojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme unë marr përgjegjësitë”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/