Dje pashe ministrin e brendshem, qe ishte ne nje pozite jo fort te kendshme ne kuvend… I thinjur para kohe duket se eshte nen nje presion te papare… Dhe ska si ndodh ndryshe.. Nga opozita shigjetohet si shkaktari kryesor i droges, po ashtu ndodhet dhe nen nje lufte te fshehur qe i ben kryetari i bashkise, person te cilin duket qartesisht se Tahiri nuk e honeps dot… Vendosja e nje pergjuesi ne zyren e ministrit nuk eshte dicka per tu pershendetur gjithsesi, madje eshte cenim i sigurise kombetare…
Natyrisht kete lufte Lali Eri nuk do e niste e as bitiste ne rast se nuk do kish dhe bekimin e kryeministrit… Sipas bisedave qe kam pasur me miqte e mij ne ministrine e brendshme ka qene ky i fundit qe ka kembengulur per te derguar tek parku i liqenit forcat speciale ne ndihme te Erjonit te Bashkise pavaresisht, se Tahiri ne kete rast ka shfaqur pakenaqesine e tij… Lufta kulmoi kur tahiri zhvendosi vemendjen nga parku qe Lali e reklamon si histori suksesi rek batmanet dhe spidermenet qe shperndanin ndihma per femijet e semure ne spital… Nje veprim qe duket se e ka terbuar jo vetem lali Erin por edhe kryeministrin qe u investua fort ne ato punime…Natyrisht Lali po investohet per kryetar i PS dhe sdo e donte nje armik si Tahiri neper kembe….
Ne kete loje per te ngarkuar cdo gje negative ne kurriz te nje antari te kabinetit, po investohet dhe nje pjese e opozites… Por seshte kaq e thjeshte… Ne rast se flitet per parcelat e droges e ka fajin Tahiri, ne rast se flitet per arrestimet e energjise e ka tahiri, per ndertimet tahiri e keshtu me radhe.. Duket sikurm e keqja e vetme qe do na shpetoje eshte heqja e Sajmir Tahirit… Po kryeministri cfare roli ka ne kete mes… Balili i Sarandes sma do mendja se pyeste shume per Sajmir Tahirin pasi kishte lidhje te shkurtra me tjeter kend…
Jua thashe ne krye te heres qe Tahirin e vleresoj po aq fajtor per situaten sa te tjeret por jo kryesorin dhe ajo qe dua te them eshte kjo… Eshte nje korrupsion i tere qeveritar qe po tenton te mbulohet duke perdorur vetem nje person… Duket sikur po sakrifikohet per te mbuluar tere kete zallamahi, duke ia faturuar fajin vetem menaxhimit te policise se shtetit… Jo or jo Tahiri eshe vetem nje dege, po fajin e ka trungu dhe ai eshte kreu i qeverise… Edhe ne rast se jane futur persona te inkriminuar ne qeveri jane prej tij, dhe ne rast se Shullazi nuk pyet per askend eshte se ka mbeshtetjen direkte te tij, ashtu sic e kane trafikantet e te gjitha llojeve… Tahiri ne kete mes mund te jete sekseri por kurrsesi padroni!
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/