Krimi nuk duhet të jetë kurrë më i fortë se institucionet. Ky është apeli që ambasadorja e BE-së në konferencën vjetore të OLAF që u mbajt paraditen e sotme në Tiranë. Ambasadorja bëri thirrje për një forcim të bashkëpunimit rajonal si dhe ngritjen e institucioneve të cilat luftojnë mashtrimet dhe të investigojnë, hetojnë dhe penalizojnë abuzimet me fondet e shtetit. Gjithashtu ambasadorja foli dhe përkombinim të kapaciteteve institucionale dhe transparencës publike
“Në mënyrë që të kemi mundësi të mbrojmë dhe promovojmë interesin publik në mënyrë efikase dhe përdorimin e duhur e fondeve publike duhet patjetër të ketë një kombinim të kapaciteteve institucionale dhe transparencës publike të cilat së bashku japin garancinë e duhur gjithë qytetarëve tanë për përdorimin e parave. OLAF si pjesë e institucioneve të administratës publike të BE mund të ndihmojë vërtetë tu japë shembuj të ekspertizës, që çdo vend duhet ti ketë që të investigojë hetojë dhe penalizojë abuzimetme fondet publike në mënyrë efikase. Ngritja e nstitucioneve të tilla është e nevojshme pasi duket të ketë kapacitete të tilla që të luftohet mashtrimi. Kjo është e rëndësishme jo vetëm në kontekstin e menaxhimit të fondeve të BE-së por dhe të mbrohen burimet tuaja kombëtare. Celësi është besimi. Fjala kyçe këtu është besim. Është shumë e rëndësishme dhe e domosdoshme që institucionet të kenë besimin e qytetarëve bizneseve dhe investitorëve jo vetëm të huaj por dhe ata vendas, të kenë besimin e fqinjëve miqve dhe partnerëve ndërkombëtare. Besimi është parakusht për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit. Mashtrimi nuk ka kufij, as kombësi, prandaj bashkëpunimi ndërmjet vendeve është thelbësor në mënyrë që të mos lejohen kriminelët të integrohen në rajon. Krimi nuk duhet të jetë më i fortë se institucionet prandaj duhen shkëmbime efikase dhe në kohën e duhur edhe për raste të caktuara sa i takon inspektimeve dhe hetimeve”, është shprehur Vlahutin.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/