SONDAZHI/ Shikoni cilët janë më të korruptuarit e më të ndershmit sipas...

SONDAZHI/ Shikoni cilët janë më të korruptuarit e më të ndershmit sipas shqiptarëve

72
0
Shares

Një sondazh mbi korrupsionin i zhvilluar nga IDRA me mbështetjen e Ambasadës amerikane në vendin tonë, tregon se perceptimi i qytetarëve shqiptarë për korrupsionin në vend mbetet i lartë.

Në studimin “Korrupsioni në Shqipëri: Perceptime dhe Eksperienca”, pothuajse 89% e qytetarëve mendojnë se korrupsioni është ose “i përhapur” ose “shumë i përhapur” mes zyrtarëve publik. Pothuajse 1 në 3 qytetarë mendojnë se korrupsioni është rritur krahasuar me 3 vjet më parë, ndërsa 37% mendojnë që korrupsioni ka mbetur i njëjti krahasuar me tre vjet më parë. Në këtë sondazh janë pyetur 1 mijë persona në të gjithë vendin nmbi moshën 18 vjeç në muajt janar dhe shkurt 2016.

Por kush shihen si më të ndershmit e më të korruptuarit?

Mësuesit e Shkollave Publike, Drejtuesit Fetarë, Presidenti i Republikës dhe Mediat renditen mes institucioneve të cilat konsiderohen si më të ndershmet nga qytetarët shqiptarë. Ndërkohë, Punonjësit e Doganave, Gjykatësit dhe Prokurorët, shihen si më të korruptuarit.

Pavarësisht faktit se vazhdojnë të shihen si ndër institucionet më pak të korruptuara, Presidenti i Republikës, Drejtuesit Fetarë dhe Media, janë përkeqësuar në pozicionim krahasuar me sondazhin e 2010. Më specifikisht, rezultati i shënuar për Presidentin e Republikës është rritur me 13 pikë në (nga 30 pikë në 2010 në 43 në 2015) ai për Drejtuesit Fetarë me 11 pikë (nga 30 në 41 ne 2015) dhe ai per Mediat me 5 pike (nga 42 ne 47 pike) një shkallë nga 0-100 ku 0= “shumë i ndershëm” dhe 100=”shumë i korruptuar”.

Ndërkohë, perceptimi mbi Policinë e Shtetit dhe Mësuesit e shkollave publike është përmirësuar. Specifikisht, perceptimi i qytetarëve për Policinë e Shtetit përsa i përket korrupsionit tregon një përmirësim të konsiderueshëm prej 16 pikësh (nga 66 në 2010 në 50 në 2015), ndërsa për Mësuesit e shkollave publike, të dhënat tregojnë për një përmirësim me 7 pikë në shkallën e perceptimit të korrupsionit (nga 46 në 39 në 2015).

Ryshfeti

Megjithëse perceptimi i përgjithshëm mbi korrupsionin si fenomen të përhapur gjerësisht në vend mbetet i pandryshuar mes qytetarëve, krahasimi mes sondazheve të 2010 dhe 2015 tregon një rënie të përvojave personale të tyre me korrupsionin. Specifikisht, ndërsa pothuajse 3 nga 5 (57%) intervistuar në 2010 deklaronin se kishin pasur përvoja me korrupsionin, vetëm rreth 2 në 5 (44%) qytetarë deklarojnë të njëjtën gjë në 2015.

Gjithashtu, vetëm 13% e qytetarëve të intervistuar raportojnë se ju është dashur të paguajnë më tepër për të marrë dokumente zyrtare ( regjistrim biznesi, liçensë, leje ndërtimi), krahasuar me 20% në 2010.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY