Komiteti Drejtues Kombëtar i LSI, shpalli zgjedhjet e reja në Lëvizjen Socialiste për Integrim. Në 30 tetor do të mbahen zgjedhjet për Kryetar të LSI-së. Ndërsa në 12-13 Nëntor do të mbahet Konventa Zgjedhore e LSI-së. Një tjetër vendim i marrë sot në mbledhjen e KDK ishte edhe emërimi i deputetes Kejdi Mehmetaj dhe kreut të LRI, Endrit Braimllari nënkryetarë të rinj të LSI-së.
Po sot, Komiteti Drejtues Kombëtar në kuadër të organizimit për zgjedhjet në LSI vendosi të miratojë ndarjen e funksioneve ministrore me ato partiake.
Kështu, Ylli Manjani dhe Klajda Gjosha që është edhe Kryetare e Lëvizjes së Gruas për Integrim, do jenë anëtarë të Kryesisë së LSI-së, por dhanë dorëheqjen nga Nënkryetarë të LSI-së.
Në vend të tyre u zgjodhën Endrit Braimllari dhe Kejdi Mehmetaj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/