Hasan Halili dorëzohet në polici, dërgohet në spital

Hasan Halili dorëzohet në polici, dërgohet në spital

224
0
Shares

Ish-kryetari i Bashkisë së Kukësit, Hasan Halili është vetëdorëzuar sot në polici pas ndjekjes penale dhe arrestit me burg që ka dhënë gjykata me 24 maj të këtij viti.

Fill pas dorëzimit, Halili është derguar në spital për shkak të problemeve shëndetësore.

Halili akuzohet se ka shpërdoruar detyrën dhe gjykata dha masën e ndalimit “arrest me burg”, por ish-kryebashkiaku nuk është gjetur në banesë.

Ndërkohë janë ndaluar disa nga bashkëpunëtorët e tij si Mirdash Hoxha, ish-drejtor i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve; Lekë Deda, ish-drejtor i Financës pranë Bashkisë Kukës; dhe Gëzim Ukperaj, ish-drejtor i Borxhit në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve.

Halili është kallëzuar në Prokurori për shpërdorim detyre, nga kryetari aktual i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY