Dështon “lëvizja taktike” e Erion Veliajt për të “zvarritur” dhënien e vendimit për gjobën e bashkisë së Tiranës, ndaj PD-së. Gjykata Administrative nuk pranuar kërkesën për përjashtimin e gjyqtarit për çështjen midis PD dhe Bashkisë Tiranë, për gjobën e protestës së 8 dhjetorit 2015. Gjykata u shpreh se kërkesa ishte abuzive dhe jashtë rrethanave të lejuara nga ligji.
Një seancën më parë, kur pritej të shpallej vendimi i gjykatës, bashkia e Tiranës kërkoi përjashtimin e gjyqtares Arben Ahmetaj, si “e njëanshme”. Kjo kërkesë erdhi pasi kjo gjykatë kishte rrëzuar provat e bashkisë, pamjet filmike, me argumentin se ishin marrë jashtë mënyrës se si e kërkon ligji.
Për më shumë mund të lexoni edhe …
Gjyqi për gjobën ndaj PD-së, Erion Veliaj kërkon përjashtimin nga trupi gjykues të juristes së Edi Ramës
/web/Gjyqi_per_gjoben_ndaj_PD_se_Erion_Veliaj_kerkon_perjashtimin_nga_trupi_gjykues_te_juristes_se_Edi_Rames_19620_1.php
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/