Edmond Spaho: Edhe për amerikanët ekonomia shqiptare është në rrënim

Edmond Spaho: Edhe për amerikanët ekonomia shqiptare është në rrënim

61
0
Shares

Pranverës ekonomike të qeverisë i ra dje një tjetër breshër, duke hedhur poshtë propagandën fodulle të saj, tha nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho.

“Sondazhi i Dhomës Amerikane të tregtisë tregon rënien e besimit të biznesit me 4.83 pikë, për shkak të taksave të rritura, korrupsionit, monopoleve.

Të vërtetat e këtij raporti janë tronditëse për gjithkënd.

“Jam tejet i shqetësuar rreth gjetjeve të këtij raporti”,- u shpreh ambasadori amerikan.

Po këtë e thotë dhe FMN.

E thotë dhe Banka Botërore.

E thotë çdo biznes në vend, e çdo investitor.

Vetëm Rama e ministrat e tij shprehen se “nuk ka vend për shqetësim pasi gjithçka është një perceptim i gabuar”.

Përse shprehen kështu? Sepse ekonomia e tyre personale njeh vetëm pranverë, vetëm lulzim.

Çfarë thote raporti?

Nga 27 indikatore, 24 prej tyre janë në rënie.

Dhe kjo është hera e parë që besimi rezulton me rënie, qysh kur dhoma amerikane e tregtisë ka filluar të publikoje këtë indeks.

65% e bizneseve te Dhomës Amerikane janë shprehur se klima për të bërë biznes është e pavaforshme apo shumë e pafavorshme.

Burokracia e qeverisë, monopolet dhe konkurrenca e pandershme, niveli i përgjithshëm i taksave, janë tre elementet kryesore qe shqetësojnë bizneset amerikane ne Shqipëri.

Me rënie të ndjeshme dhe mjaft shqetësuese rezultojnë marrëdhëniet me tatimet e doganat.

70 përqind e të anketuarve e konsiderojnë nivelin e taksave si të pafavorshëm, ose shumë të pafavorshëm për bizneset.

Ky tregues ka shënuar rënien më të madhe nga viti 2014, me pothuajse 7 pikë.

Ky është realiteti dramatik i ekonomisë sot, dhe jo propaganda rozë që dëgjojmë çdo ditë nga Ahmetaj dhe Edi Rama”, tha Spaho.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY