DETAJE/ Vrasja në Valias, zbardhen rrethanat dhe motivi i vëllavrasjes

DETAJE/ Vrasja në Valias, zbardhen rrethanat dhe motivi i vëllavrasjes

90
0
Shares

Autori i dyshuar, Afrim Kallari

Policia e Tiranës ka konfirmuar ngjarjen e sotme në Valias, ndërsa ka bërë të ditur disa nga rrethanat si dhe motivin e këtij krimi.
Sipas policisë, rreth orës 16:25, në vendin e quajtur Çerek të Valiasit të Vjetër, si pasojë e një konflikti ka mbetur i vdekur shtetasi E. Kallari, 36 vjeç.
Nga ana e punonjësve të policisë është bërë  arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar për këtë ngjarje kriminale, Afrim Kallari, 37 vjeç.
Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se ka vrarë vëllanë e tij me arme gjahu (çifte). Gjithashtu nga ky konflikt dyshohet të jetë plagosur në këmbë e nëna e tyre, B. Kallari.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një armë gjahu “çifte” e përdor nga autori për kryerjen e veprës penale.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i këtij konflikti është një çështje pronësie.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY