VIDEO&VLORË/Zbulohet kush vrau pronarin anijes së peshkimit

VIDEO&VLORË/Zbulohet kush vrau pronarin anijes së peshkimit

118
0
Shares

Dy persona u arrestuan sot nga policia e Vlorës si autorë të dyshuar të vrasjes së Hiqmet Nexhipit, pronar i një anije peshkimi në Vlorë.

Policia arrestoi Flobenc Gega, 34 vjeç, lindur në Shkodër, banues në Tiranë ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi i quajtur: Deison Nallbani, 30 vjeç, banues në Vlorë.

Flobenc Gega në mometin e ndalimit është kapur me armë zjarri pistoletë tip “Glock”.

Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim e shtetasit Deison Nallbani, pasi nga kryerja e veprimeve hetimore e proceduriale, rezulton të jetë autori i vrasjes së 53-vjeçarit (H.N) ndodhur mengjesin e datës 23.01.2016, në lagjen “Pavarësia”, pranë karburant “Vola”, ku u bë ekzekutimi i tij me armë zjarri “Automatik”, në automjetin tip “Honda” me targa greke IBM3231, duke pësuar kështu vdekjen e menjëhershme.

Arrestimi i shtetasit Flobenc Gega, u bë pasi gjatë hetimeve të kryera, ky shtetas është identifikuar si personi që ka siguruar kushtet dhe mjetet për kryerjen e kësaj vrasjeje.

Nga informacionet që disponohen nga Policia e Shtetit, Flobenc Gega është person me precedent penal, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Gjermane për “Grabitje” dhe “Plagosje”.

Gjithashtu, i dënuar nga autoritetet Belge dhe Italiane për “Pjesëmarrje në organizatat kriminale me aktivitet në fushën e narkotikëve, prostitucionit, vrasjeve dhe për kryerjen e 180 grabitjeve me dhunë dhe armë”.

Policia e Vlorës vazhdon hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY