Tiranë, në pranga dy hajdutë të dhunshëm, ja kush janë 6 vjedhjet...

Tiranë, në pranga dy hajdutë të dhunshëm, ja kush janë 6 vjedhjet që kanë kryer

73
0
Shares

Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme dy persona, të cilët dyshohet se vidhnin qytetarët me dhunë në rrugë.

Ata janë Lutfi Marku, 34 vjeç dhe Urim Gjoka, 38 vjeç. Arrestimi i tyre u krye në kuadër të operacionit “Aparati 2016”. Marku dhe Gjoka, të dy banues në Tiranë u arrestuan në flagrancë, teksa i vodhën një telefon të markës “Nokia” shtetases A.M. 59 vjeçe.

Gjithashtu, Policia thotë se Marku dhe Gjoka dyshohet se kanë kryer edhe 5 vjedhje të tjera, të dokumentuara nga Policia.

1. Më datë 04.03.2016, në rrugën “Petro Nini Luarasi”, në mjetin tip “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetases V. F., kanë vjedhur një shumë monetare dhe një telefonin. 2. Më datë 25.03.2016, në rrugën “Ali Demi”, shtetases Z. N., i kanë vjedhur telefonin. 3. Më datë 25.03.2016, në rrugën “Ali Demi”, shtetases B. O., i kanë vjedhur telefonin. 4. Më datë 31.03.2016, tek Piramida, shtetasit K. S., i kanë vjedhur telefonin. 5. Më datë 18.05.2016, në rrugën e “Elbasanit”, shtetasit M. G., i kanë vjedhur telefonin. Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga Neni 134 e 22, i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY