Skandali i dytë në Shkodër, reagon Voltana Ademi: Pamjet janë të manipuluara

Skandali i dytë në Shkodër, reagon Voltana Ademi: Pamjet janë të manipuluara

59
0
Shares

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ka reaguar pas pamjeve të transmetuara dje në emisionin ‘Stop’, ku shfaqeshin të sëmurët mendorë të lidhur me zinxhirë në Qendrën e Zhvillmit. Në një reagim në Facebook, Ademi thotë se pamjet e transmetuara janë montazh dhe realiteti është tërësisht ndryshe.

Reagimi i kryebashkiakes së Shkodrës Voltana Ademi

Duke marrë shkas nga emisioni “STOP” i tv Klan, i ditës së martë, datë 31 maj 2016, ndjejmë përgjegjësinë morale, institucionale e profesionale të informojmë publikun, komunitetin mbi situatën në këtë institucion.

Qendra e Zhvillimit është institucion publik, që ofron shërbim rezidencial dhe ditor për personat me aftësi ndryshe. Në këtë institucion marrin shërbim persona nga e gjithë Shqipëria. Në shifra, aktualisht në këtë institucion trajtohen 87 persona; 40 persona që marrin shërbim ditor dhe 47 persona që marrin shërbim rezidencial, nga të cilët vetëm 7 janë banorë të Bashkisë së Shkodrës.

Vlerësojmë që pamjet e shfaqura mbrëmë janë pamje të rënda, të manipuluara dhe nuk pasqyrojnë realitetin në këtë qendër.
1. Ambjente të tilla nuk ekzistojnë në qendrën e zhvillimit (tuba, hekra, ganxha, etj.)
2. Imazhe të tilla janë të nxitura, të prodhuara dhe të shpërndara nga ish përgjegjësi i sektorit social pranë qendrës së zhvillimit i larguar prej dy vitesh nga puna për thyerje të rëndë të disiplinës në punë.

Në këtë qendër zhvillimi trajtohen persona me probleme të rënda të zhvillimit fizik dhe mendor. Këto persona janë rezident dhe marrin shërbim në këtë qendër prej më shumë se 20 vitesh, dhe pjesa më e madhe (rreth 80%) nga këto përfitues kanë kaluar moshën 25 vjecare, moshë limit për rehabilitim dhe zhvillim.

Pavarësisht problematikave dhe vështirësive të punës në këtë institucion, personeli teknik dhe kujdestar punon për të ofruar shërbime sa më të mira dhe profesionale në përputhje me nevojat specifike të klientëve.

Me qëllim përmirësimin e shërbimeve dhe kushteve për klientët, vazhdimisht në qendrën e zhvillimit janë bërë ndërhyrje në infrastrukturë, është siguruar pajisja me mjete të nevojshme për ofrimin e shërbimeve rehabilituese.

Aktualisht në këtë institucion me financimin e Zyrës së Bashkëpunimit të Mbrojtjes në Ambasadën Amerikane, po zhvillohet punime rikonstruktuese të përgjithshme të godinës me synim përmirësimin e kushteve dhe cilësisë së jetesës së personave që jetojnë në këtë institucion.
Mediat janë të mirëpritura të vizitojnë ambjentet e qendrës dhe të njihen drejtë për drejtë me kushtet dhe shërbimet që ofrohen në Qendrën e Zhvillimit, Shkodër.

screenshot_4-1-2

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY