Ora më e mirë për seks? Pas zgjimit. 5 arsye të mira për të mos harruar një seks të shpejtë në mëngjes
Një fillim i mirë është gjysma e punës. Nëse jeni me fat të zgjoheni me dikë pranë jush, kjo është lista e arsyeve të vlefshme pse duhet të bëni seks para se të pini kafen.
Seksi është si drogë
Vepron në të njëjtat qarqe të trurit si kokaina, kafeina, nikotina apo çokollata. Prek të njëjta qendra dopaminergjike të kënaqësisë. Pra krijon një gjendje të ngjashme me eufori psikike. Një aktivitet i vazhdueshëm seksual ka efekte të padiskutueshme falë lirimit të elementit antidepressant, oksitocinë.
Seksi është relaksues
Seksi është përgjigja më e mirë ndaj stresit dhe situatave të forta emocionale. Efekti ka të bëjë me uljen e tensionit të gjakut, që shtohet me anë të ndjenjës së paqes gjatë seksit. Për këtë arsye orgazma ju bën që të bini në gjumë papritur.
Seksi është një antioksidant
Aktiviteti i rregullt seksual neutralizon procesin e plakjes, forcon sistemin imunitar dhe përgjysmon rrezikun e sulmit në zemër. Përmirëson funksionin e metabolizmit, forcon muskujt dhe kockat, ka një efekt pozitiv në lëkurë dhe flokë, veçanërisht tek gratë.
Seksi largon dhimbjet
Një studim gjerman tek pacientët e sëmurë që vuajnë nga migrena dhe dhimbja e kokës, ta treguar se seksi mund të heqë dhimbjen.
Është më i lehtë
Seksi në mëngjes është një seks i avashtë. Mundet gjithashtu të kryeni jo pozicione të ndërlikuara, si ai misionar apo dhe pozicioni lugë. Pak fjalë dhe përdorim imagjinate për të filluar ditën me këmbën e djathtë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/