Rroshi fshehu dënimin në Itali, Prokuroria nis hetimet

Rroshi fshehu dënimin në Itali, Prokuroria nis hetimet

74
0
Shares

Prokuroria ka nisur hetimet ndaj ish kryebashkiakut të Kavajës Ervis Rroshit. Sipas prokurorisë Rroshi nuk ka shënuar në formlarët e vetëdeklarimit që ka qënë i dënuar në Itali. Kështu Rroshi akuzohet për veprën penale “fallsifikim dokumentash” në formularin e vetëdeklarimit “Për dekriminalizimin”.

“Struktura “Për Dekriminalizimin” në Prokurorinë e Përgjithshme ka nisur verifikimin dhe është regjistruar kryesisht hetimi për kryetarin e dorëhequr të Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal, “Fallsifikimit të dokumentave” në procesin e plotësimit të formularit të vetëdeklarimit në bazë të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”,

Sektori i posaçëm në Prokurorinë e Përgjithshme nisi verifikimin, në bazë të të dhënave të vetëdeklaruara nga subjekti Rroshi në formularin e publikuar tashmë, si edhe në sqarimin publik të bërë nga vetë subjekti, lidhur me shkaqet e dorëheqjes së tij. Në këto kushte, u urdhërua nisja e hetimit për veprën penale të “Fallsifikimit të dokumentave”.

Në bazë të verifikimeve paraprake, Struktura “Për dekriminalizimin” në Prokurorinë e Përgjithshme konstaton se subjekti Elvis Rroshi nuk ka shënuar në formularin e vetëdeklarimit dënimin e dhënë nga autoritetet italiane disa vite më parë. Fakti që ka qenë i dënuar nga autoritetet italiane, është pranuar publikisht edhe nga vetë subjekti”, thuhet ne njoftimin e prokurorise..

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY